Lajme

I vodhi çantën një gruaje dhe plagosi 54 vjeçarin që tentoi ta ndalojë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i mori me dhunë çantën e dorës, shtetases 28-vjeç. Po ashtu ai ka plagosur me lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë, dhe t’i marrë çantën që kishte vjedhur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.”- njofton policia e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close