Lajme

I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 27-vjeçari

Policia Tiranë njofton se ka rënë në pranga nje 27-vjeçar i cili i vodhi me dhunë varësen një shtetasi,

Në lidhje me ngjarjen, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.

Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë????????????‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve????????????‍️????????

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close