Lajme

I vodhi në shtetin grek, policia prangos korçarin me 40 krerë bagëti

Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar për vjedhje në shtetin fqinj. Shtetasi  I. B., banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: