Lajme

I vranë të bijën dhe e lanë në derë të spitalit, babai i Marigona Osmanit: Po nuk veproi shteti, kemi Kanunin

V rasja e Marigona Osmani pak ditë më parë t ronditi opinionin publik. Ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup. I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar.

Babai i Marigonës në një intervistë në TCH, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun. “Dardani e mbyllte derën me çelës, e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.

Ai thotë se nuk kishte pasur kontakte me Krivaqën. Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete. “Nëse shteti nuk e jep verdiktin vet, ne kemi Kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.

Babai i Marigonës thotë se nuk e ka ditur se Krivaqa ka ende probleme me ligjin, por shton se e di që nëna e tij ka shërbyer në Polici, ku mund të ketë ndërhyrë për mbylljen e dosjeve. “Ne s’e kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: