Categories Lajme

I vunë tritol në dyqan, pronari: Më kanë hedhur benzinë te makina dhe më kanë qëlluar me armë

Shaban Aga pronari i dyqanit në Durrës të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit ka kërkuar nga policia të zbardhë çështjen. Ai shprehet se nuk është hera e parë që bëhet shënjestër e sulmeve të ndryshme por mohon të ketë konflikte me njeri.

Sa i takon personit për të cilin policia njoftoi se Aga është në konflikt, ky i fundit shprehet se është konfliktuar me fjalë disa muaj më parë dhe në lidhje me këtë gjë ka bërë denoncim në polici. Aga paralajmëron se nëse policia nuk vepron për të çuar autorët e sulmeve ndaj tij para drejtësisë, do të marrë masat e tij.

“U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë hedhur benzinë te makina, dy herë të tjera kanë ardhur kanë qëlluar me armë. Mbrëmë i kanë hedhur dyqanit tritol. Unë nuk kam konflikt me njeri. Ai personi me mua nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Më ka thënë dy llafe dhe unë ato llafe i kam thënë në polici. Policia i ka dyshimet ajo t’i zbardhë dyshimet. Unë për vete nuk i kam borxh askujt. Unë nuk jam frikacak. Këta janë zagarë që i bëjnë këto gjëra.

Dua drejtësi të zbardhet kjo çështje ose do marr masat e mia. Se nuk do pres unë me duar në xhepa të vijnë ata prapë. Kamera ka policia t’i zbardhë’, u shpreh Aga.  Dy herë më kanë hyrë në banesë dhe më kanë lyer makinën me benzinë.

Dy herë më kanë qëlluar në drejtim të banesës me armë dhe kjo është hera e pestë që më hedhin tritol. Si pasojë e kësaj raprezaleje, 3 fëmijët i kam nisur në Gjermani dhe në Angli.

Jetoja vetëm me gruan në shtëpi, ndërsa mbrëmë gruan e kisha çuar te njerëzit e saj. Kërkoj drejtësi, të zbardhet kjo ngjarje. Kush janë këta persona të interesuar të më godasin, kur unë filmimet jam kam çuar dhe policisë”, tha 58-vjeçari.

I pyetur nëse kjo ka të bëjë me politikën, duke qenë se është kryetari i grupseksionit të PD në lagje, Aga mohoi.
“Nuk besoj se ka motiv politik ky sulm”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me dyshimet e policisë për një 31-vjeçar nga Burreli, me të cilin thotë se ka pasur konflikte, 58-vjeçari deklaron se nuk ka asnjë problem me atë person dhe nuk i ka asnjë borxh.

“Nuk kam asnjë problem me atë person që thotë policia, nuk i kam ndonjë borxh. Unë kam 22 vjet që jetoj në zonën e Kënetës, më njeh gjithë lagjja që unë nuk i kam borxh askujt. Ai mendon se djali im i ka borxh 31-vjeçarit nga Burreli, por djali im është sqaruar. Para disa muajsh më ka çuar fjalë ky person që ka pasur një borxh të pashlyer me djalin tim në Angli, por i thashë nga unë si prind a të kam ndonjë detyrim, unë si person?

Unë nuk i kam gjë detyrim dhe as djali nuk i ka, është sqaruar. Dua që këtë çështje ta zgjidhë policia, ose më duhet të iki nga shtëpia ime, por s’kam pse të iki, ose të gjej rrugë të tjera që të zgjidh këtë problem”, deklaroi 58-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME