Lajme

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i një 67-vjeçari në një kanal me ujë/ Dyshimet e para të policisë

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

Dyshohet se viktima me iniciale B. B., është mbytur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Ai ishte zhdukur nga banesa e tij prej datës 7 korrik.

Fier/Informacion paraprak Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close