Categories Lajme

I zhdukur prej gjashtë muajsh/ Nëna e Ulvi Skanës: E vërteta e lidhjeve me Ervis Martinajn

Prej më shumë se 6 muajsh, 29-vjeçari Ulvi Skana rezulton i zhdukur. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen. Nëna tij shprehet se nuk beson se i biri është gjallë.

Në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv ajo tha se djali i saj nuk është kriminel dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale. Thëllënza Skana kërkon nga policia që t’i japin ndonjë informacion “për të qetësuar shpirtin”.

Nëna e 29-vjeçarit mohon se i biri ka pasur lidhje me Ervis Martinajn, një tjetër i zhdukur që nuk dihet fati. Ajo pranon njohjen e djalit të saj me Can Karriqin, i cili u ekzekutua rreth 1 vit më parë. Me të thotë se kanë qenë fqinj.

“Si ka mundësi që të humbasë djali në atë farë feje. Ai nuk ka pasur lidhje me grupet kriminale. Jam 100% e sigurt. Na e kanë njollosur edhe emrin. Ai nuk është vrasës, vjedhës jo.

Ai kishte 3 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë. Nuk gjeti punë dhe erdhi. Ka qenë edhe në Gjermani. Kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh. Nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.

Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë. Ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte. Nuk ka pasur lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë. Nuk e di.

Policia na thotë vetëm: “po bëjmë hetimet tona”. Po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë, ja vdekur. E kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë”, – shprehet ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME