Lajme

Identifikohet çifti shqiptar që u masakrua në Itali, gjendet i vdekur vrasësi i dyshuar

Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja raportojnë se në një shtëpi janë gjetur të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.

Karabinierët i zbuluan viktimat pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celularë. Policia ndërhyri rreth orës 22:00 dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht. Dy viktimat ishin bashkëjetues.

Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet se është përfshirë një person i tretë. Të dy viktimat, janë identifikuar si Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe (emër mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë, të dy janë shqiptarë.

Sipas policisë, vrasësi i dyshuar u gjend i vdekur në kompaninë “Mira”  dhe ai mund të jetë ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj.

Pasdite, vajza e gruas kishte folur me nënën e saj, e cila ishte ende gjallë. Pas kësaj, ajo nuk dëgjoi më për të dhe, me kalimin e kohës, duke u përpjekur ta telefononte dhe nuk mori asnjë përgjigje, ajo filloi të shqetësohej derisa vendosi të jepte alarmin. Në mbrëmje vonë në rrugë, përgjatë via Leopardi, miqtë dhe familjarët, mes të cilëve kishte nga ata që flisnin shqip, të zhytur në skena dëshpërimi dhe zemërimi për një tragjedi.

Identifikohet çifti shqiptar që u masakrua në Itali, gjendet i

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close