Categories Lajme

Identifikohet shqiptarja e vrarë në Itali, u gjet gjysmë e zhveshur dhe me plumb në kokë

Trupi i një gruaje shqiptare u gjet në shtratin e lumit Parmignola rreth orës 02:00 të mëngjesit këtë të diele në Sarzara, në provincën e La Spezia. Kufoma u gjet nga disa turistë.

Ajo ishte gjysmë e zhveshur dhe dyshimet e para, sipas mediave italiane, janë se mund të bëhet fjalë për një prostitutë.

Ajo është identifikuar si Nevila Pjetri, 35 vjeçe dhe jetonte në Carrara. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shqiptarja fillimisht është rrahur e më pas është vrarë me një plumb në kokë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet. Karabinierët gjetën edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë. Autoritetet mësohet se po ashtu po kërkojnë automjetin tek i cili ajo hipi gjatë orëve të vona të natës, sipas disa dëshmitarëve. Karabinierët mësohet se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në një karburant të zonës, ku ndalojnë klientët e prostitutave.

Sipas hetuesve, gruaja u pa për herë të fundit orët e vona të së shtunës ndërkohë që hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë. 35-vjeçarja ishte mjaft e njohur në rrethin e saj.

Mësohet se ishin mikeshat dhe koleget e saj që dëshmuan për makinën që ajo hipi dhe me të cilën u largua. Një tjetër dëshmitar tha se kishte parë një burrë që tërhiqte kufomën drejt lumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME