Categories Bota, Lajme

Identifikohet viktima e parë e mbytjes në Kanalin Anglez, mesazhet e fundit të 24-vjeçares që donte t’ia bënte surprizë të fejuarit

Identifikohet viktima e parë që u mbyt në Kanalin Anglez. Ajo është Maryam Nuri Mohamed Amin, 24-vjeçare kurde nga Iraku verior, një nga 27 personat që vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar në Britani të mërkurën. I fejuari i saj, i cili jeton në Britaninë e Madhe, i tha BBC-së se po i dërgonte mesazhe teksa gomonia filloi të shfryhej.

Ajo u përpoq ta siguronte atë se do të shpëtoheshin. Por ndihma erdhi shumë vonë, dhe ajo dhe 17 burra, gjashtë gra të tjera, njëra prej të cilave ishte shtatzënë dhe tre fëmijë vdiqën pasi varka e tyre u fundos në det në brigjet veriore franceze.

Vetëm dy persona mundën të mbijetonin, një irakian dhe një somalez. Fatkeqësia shënoi humbjen më të madhe të jetëve duke u mbytur në shumë vite, gjatë tentativës për të kaluar në Britani. I fejuari i saj tha se Maryam, me nofkën Baran, kishte qenë në varkë me një të afërme.

Ai nuk e kishte ditur më parë për tentativën për kalimin dhe tha se mbërritja e Maryam në Britani supozohej të ishte një surprizë. Ata po i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit në Snapchat pak para se gomonie të fillonte të humbiste ajër, tha ai. Maryam i tha se varka po shfryhej dhe se ata po përpiqeshin të nxirrnin ujin prej saj.

Ai shtoi se ajo ishte përpjekur ta qetësonte atë në mesazhin e saj të fundit dhe t’i jepte shpresë se autoritetet ishin në rrugën e tyre për t’i shpëtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME