Categories Lajme

”Idrizi, Gixhari, Vasili, Nano e Zheji marrin para nga Athina”, si u shpërnda ”Fake News”-i nga gazeta e sigurimit grek

Prej ditës kur Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të jashtëm të Greqisë u paralajmërua një bombë që do të publikohej, dhe lidhej pikërisht me fondet sekrete që shteti helen jep në vende të tjera, me qëllim përhapjen e informacioneve në shërbim të tij.

Skandali u tha se prekte dhe media dhe gazetarë në vendin tonë, të cilët kanë marrë para kundrejt heshtjes për çështjen çame dhe të drejtave të shqiptarëve në Greqi, dhe mbështetjen e marrëveshjes Bushati-Kotzias.

Të gjithë do të donin të dinim emrat e përfituesve, pasi në një mënyrë apo në një tjetër është vendosur rëndë në rrezik dhe siguria kombëtare e vendit tonë.

E ne këtë oreks të pashoq për të nxjerrë emra, disa portale në vendin tonë kanë rënë pre e një lajmi të rremë, ku përfshiheshin disa personazhe shumë të njohura të politikës dhe të mediave shqiptare.

Disa prej emrave u shpërndanë me shpejtësi pa asnjë verifikim, ndërsa citoheshin se ishin publikuar nga një politolog grek.

Lista me emrat e tyre përfshinte madje edhe shifrat me të cilat ishin paguar, ku nuk kurseheshin përshembull as aktorja Olta Gixhari apo kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Lista e emrave që supozohet se kishin përfituar:

Qamil Lirza, pedagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.

Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro

Shpetim Idrizi, Kryetar i partisë kryesore çame në Shqipëri 340.000 Euro

Dashamir Tahiri, ish-deputet i partisë të çameve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, gazetare ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, gazetar ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Cili, Artan Hoxha, Alfred Cako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Noizy, Rudina Magjistari, Anila Basha, Sonila Meço, etj.

Mirëpo si qëndron e vërteta e të gjithë këtij lajmi:

Me një kërkim të thjeshtë në google lajmi nuk ekziston në portalin “Eleftheri Ora” dhe madje as në gazetë, që sipas Cukos është pjesë e shërbimeve sekrete.

Një prej personave që iu është përmendur emri është dhe Alfred Cako, i cili ka bërë një sqarim të gjatë në rrjetet sociale, teksa thotë se as ka marrë dhe as do të marrë ndonjëherë fonde sekrete nga Greqia.

Cako shton më tej se ai do të nisë një proces gjyqësor ndaj gazetarëve grekë dhe është në kërkim të një avokati.

Reagimi i plotë i Alfred Cakos:

Nese ky lajm egziston vertete, se ne blog nuk egziston, me thane qe as ne gazete nuk egziston, atehere Sherbimet Sekrete greke po japin dezinformacion ne lidhje me nje fond te pretenduar per nje grup figurash publike shqiptare ku kishin futur edhe emrin tim. Kjo eshte realizuar nga dy gazetare dhe nje portal grek te cileve ju eshte dhene kjo liste nga Asfalia greke per te njollosur dhe per ti bere te pabesueshme. Meqenese emri im eshte futur si dezinformacion, prirem qe edhe emrat e tjere ne kete liste, jo vetem nga fakti se disa i njoh mire se cfare ashti kombetar kane (si Zheji, Sh. Idrizi S.Meco, e Nazarko, etj), te mos i marr seriozisht. 

Gjithsesi, keto portalet tona nuk duhet te japin lista te ketyre portaleve greke pa bere ca verifikime per sejcilin. Une kam nja 10-15 deshmore nga familja dhe plang e shtepi te djegura me andartet greke ne harkun kohor 1912-1941 dhe pa marre parasysh karakterin tim dhe dinjitetin qe nuk i shitet kurre, askujt, as armikut e as mikut por vec interesave kombetare, do te mjaftonte kjo Adn qe gjera te tilla te ndyra te mos i beja kure. Sigurisht qe keto lista i dergojne ne Athine per te na disjretituar sado pak spiunet e vertete qe nuk jane ne keto lista te Athines dhe kelyshet e Janulles ne Tirane.

E bej kete status i qete per te sqaruar miqte e mij se kjo mund te jete e vertete dhe te besohet vetem po te besohet psh qe shqiptaret jane te gjithe spiuna e pa karakter e raca jone eshte e destinuar te shkatrrohet nga armiqte tane greko-serbe dhe nuk e meriton genin e lashte krenar qe mbart. Ky lajm mbi akuzen ndaj emrit tim mund te pranohej vetem po te ishte dhene me 1 prill.

Se fundi, uroj qe ditet ne vazhdim te zbardhet situata sado pak nga te dy anet dhe eshte detyrim prej ceshtjes se Sigurise qe strukturat tona shteterore, sidomos Prokuroria dhe Shiku, me nxitjen e Keshillit te Sigurise Kombtr. dhe Komisjn. parlamentar te Rendit e Sigurise ne bashkepunim me bankat te kontrollonin kontot bankare te emrave ne liste, etj.
Njekohesisht, nese ndonje avokat i mire e sheh kete rast si te mbare per te bere ndinje lek, eshte i mirepritur nga une per te hapur nje proces kunder dy gazetareve greke dhe gazetes se tyre.

Fuck Grecia, fuck Asfalia, fuck Kotzias&Kamenis&Cipras qe montoni ne bashkepunim lajme te rreme mbi emrin tim. Kure sdo te munde dot dukush te me njollose mua emrin tim te kristalte!

Alfred Cako

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME