Categories Lajme

Idrizi: “Pashallarët e kuq” kundër Çështjes Çame; detyrimi ynë të mbrojmë identitetin kombëtar

Në një takim me anëtarët e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së në Fier, Kreu i partisë Shpëtim Idrizi u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk mund të pranojnë atë që “pashallarët e kuq” i kanë bërë Çamërisë që në vitin ’44. Ata nuk mund ta pranojnë diskriminimin dhe përdorimin për vota, prej atyre që nuke kanë dashur Çamërinë.

Idrizi më tej theksoi se shqiptarët e Çamërisë nuk e pranojnë dot thundrën e pushtetit dhe si çdo shqiptar ndihen të fyer nga politika antishqiptare e Kryeministrit Edi Rama.

“Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke. Kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir. Pra, jo thjesht të na heqë identitetin ne, por të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.

Për Idrizin “nuk ka shqiptar që mos ndihet i indinjuar kur kryeministri ynë si greku më i mirë shkon dy herë në Greqi dhe nuk kërkon heqjen e Ligjit të luftës”.

“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”.

Në fund kreu i PDIU-së u shpreh se të bashkuar shqiptarët janë më të fortë.

“Disave iu vritet veshi kur flitet për Bashkimin Kombëtar, po atë e kanë në Preambulën e Kushtetutës ku shkruhet: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Të bashkuar, por jo me folklorizëm, padyshim që jemi të fortë. Por në fillim duhet të afrohemi përmes Akademisë së Shkencave të përbashkët, arsimit të përbashkët, ekonomisë, etj.”, përfundoi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME