Categories Lajme

Idrizi: Shqipëria, vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka. Në fillim të takimit, u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko.

Në hapjen e fjalimit të tij, Idrizi tha se mbështetja e shoqatës patriotike “Çamëria” të Kosovës, është një mbështetje morale shumë e madhe për PDIU. Ai tha se ‘çështja Çame’ është çështje kombëtare, pasi kjo trevë është sakrifikuar për Shqipërinë që kemi sot.

Gjithashtu shtoi se duhet të hiqeshin barrierat e Shqipërisë me Kosovën, sepse sipas tij, vendi zë është shteti i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike të vendosura ndaj Kosovës. “Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës.

Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngremë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Ai deklaroi gjithashtu se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare. Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”. Gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi 450 mijë shqiptarë.

Është momenti të ndahemi nga tranzicioni i stërzgjatur. Një Shqipëri më e begatë duhet të luajë rol në trevat shqiptare dhe në diasporë.Ne jemi pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të kemi një maxhorancë të re dhe solide. PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe ju siguroj se në parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë që do të ngrenë zërin për çështjen kombëtare”, përfundoi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME