Categories Lajme

IGJEUM dhe Ministria e Mbrojtjes japin alarmin për përkeqësimin e motit, ja cilat bashki do të rrezikohen nga përmbytjet

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundëshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME