Lajme

IGJEUM nxjerr te dhenat zyrtare te termetit qe shkundi Shqiperine

IGJEUM ka publikuar te dhenat zyrtare te termetit qe u regjistrua mengjesin e sotem mes Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

Sipas te dhenave zyrtare tashme, fuqia e termetit ka qene 4.5 nderkohe qe epiqendra e lekundjeve eshte 12 kilometer ne verilindje te Bulqizes.

Sipas njoftimit te bere publik ne buletinin e ngjarjeve natyrore nga IGJEUM, termeti ka ndodhur ne nje thellesi prej 14 kilometrash nga siperfaqja e tokes.

Autoritetet e emergjences kane vendosur kontaktet me strukturat lokale ne Diber per raportime te mundshme ne lidhje me demet, edhe pse deri tani nuk ka njoftime.

Te dhenat e termetit sipas IGJEUM:

Data: 29/10/2021
Ora: 08:10:33 (UTC)
M=4.5
Place: 12 V-L Bulqize
41.54° N, 20.35° E
Thellësia: 14 KM

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: