Categories Lajme

“Ike në lule të rinisë”, lot dhe mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: O Zot pse i more

Milot- Vdekja e dyfishtë e babë e bir mbrëmjen e djeshme në aksident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dhimbje jo vetëm te familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë dhe shokët e tij

Aksidenti tragjik i ka prekur të gjithë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet prekëse dedikuar 33 vjeçarit Prenga dhe djalit të tij, vetëm 3-vjeç që ikën nga kjo botë.

“E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende”.

“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”. Këto janë disa nga mesazhet në Facebook për ngjarjen e rëndë.

Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital.

Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME