fbpx
Lajme

IKMT shembi vilën, zonja e shtëpisë me djalin e paralizuar në lot: Ju vraftë Zoti, e çoj në Strasburg

Godina e familjes Xhaferri në Bubq të Krujës është shembur nga inspektorët e mbrojtjes së terrorit të Durrësit për shkak të nisjes të programit të rindëritimit pas tërmetit të vitit të shkuar.

Kjo famlije ka hapur dhe një gjyq për vlerën e dëmshpërblimit ndaj dhe shembja është bërë në mënyrë të paligjshme pasi Gjykata nuk ka dhënë ende vendimin.

Zonja e shtëpisë ka dalë në rrugë me djalin e paralizuar dhe thotë se këtë cështje do ta çojnë dhe në gjykata ndërkobëtare. Me lot në sy zonja e shtëpisë tregon se bashkëshortin, djalin dhe kunatin i shoqëruan në komistriat e nuk ju është lënë fare kohë që të nxjerrin objektet.

“Erdhi një polic mbrëmë na tha, lajmëruan se do vinin në orën 8 sot thamë se do bisedonim kur sollën këto mjetet dhe nisën ta shëmbin. Burrin e çunin e çuan në polici. S’kemi ditur të të hiqnim materialet të shkatërrohet gjithë ky mall kështu. Është gjynah, Zoti ju vraftë” tha ajo.

Godina është ndërtuar nga puna 50 vjecare e dy brezave të familjes Xhaferri. Ata kanë lëshuar me qira disa ambiente për biznes, kopësht dhe qëndër shëndetësore./ db/Abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button