Categories Lajme

Iku me 4 000 euro në shtëpi! Të gjithë me gojë hapur, çfarë ndodhi mbrëmë me Kutia 21

“Ke plane”? Ishte pyetja që moderatori Enkel Demi i drejtoi Xhulias, lojtares së djeshme te Kutia 21. “Patjetër” i tha ajo kur nisi lojën, duke treguar bindjen për të shkuar në shtëpi me një shumë të konsiderueshme parash. Xhulia me profesion hoteliere arriti të fitojë 4 mijë euro, shuma më e madhe e fituar që nga nisja e emisionit në ekranin e ABC-së. Më e bindur se kurrë dhe e vendosur në atë që kërkonte, Xhula refuzoi herë pas here ofertat nga bankeri Edi Oga.

Pasi humbi 10 mijë eurot, Xhulia kishte ende mundësinë për të fituar shumën tjetër më të madhe, 4 mijë euro. Ndërsa në lojë kishin mbetur 150, 500, 1 000 dhe 4 000 euro, ofertat nga bankieri sa vinin e rriteshin. Emocionet u shtuan dhe loja u bë më e fortë kur mbetën vetëm dy kutitë e fundit, 150 dhe 4 mijë euro. Por as kësaj radhe Xhulia nuk u tundua. Ajo zgjodhi sërish të refuzojë ofertën e bankerit. “Vazhdoj lojën, Kam shumë bindje, thjesht kam ndjesi.”, tha Xhulia duke refuzuar ofertën më të madhe të marrë, 1150 euro dhe duke marrë 4 mijë euro që kishte në kutinë e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME