Categories Lajme

Iku nga emisioni në mes të sezonit, aktorja zbulon arsyet e pathëna. Tregon dhe përballjen me Monika Kryemadhin

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa në një lidhje me Skype me emisionin “Abc e Mëngjesit”, ka treguar arsyet pse është larguar nga spektali “Klanifornia”. Lisa tha se kryesorja ishte mungesa e publikut në skenë për shkak të pandemisë dhe disa arsye të tjera personale. “Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëherëshëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjëshmërie masive shqiptare për kundrejt situtës në të cilën ndodhem. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja Pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjëshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, tha Lisa. Prej disa kohësh, ajo jeton në Itali dhe ka zgjedhur të jetë më afër publikut me anë të kanalit të saj në Youtube. Lisa foli edhe për realizimin e programacionit të saj natën e Vitit të Ri, duke imituar shumë personazhe të njohur.

“Më janë dashur 3-4 ditë për ta xhiruar dhe dy ditë montazh. Nuk e lash skenën për internetin. Unë e lash Shqipërinë për të thënë që jetoj këtu ku jam. Po për shkak të pandemisë zgjodha internetin. Me Monikën patëm një ballafaqim në skenë dhe i përket një rrangu më të lartë dhe e priti shumë mirë. Ashtu edhe Aulona e Zhaklina, nuk kanë faj se edhe unë po të më imitonin nuk do ndihesha shumë mirë, po çtë themi jam aktore dhe nuk kanë ç’më imitojnë”, tha Lisa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME