Lajme

Iku të kulloste bagëtinë, zhduket bariu në Finiq, Policia dhe familjarët në kërkim (EMRI)

Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër në Finiq, ka humbur kontaktet me familjarët gjatë mbrëmjes së sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Taqi Bërxulla i cil ka dalë për të kullotur bagëtitë, por nuk është kthyer më. Mësohet se bagëtitë janë kthyer në shtëpi, ndërkohë bariu 69-vjeçar rezulton i humbur.

Familjarët të shqetësuar, kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë kryefamiljarin por ata thanë se nuk e kishin parë.  Policia dhe banorë të zoëns janë angazhuar për gjetjen e 69-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close