Lajme

Ilaçi që kuroi Trump, Agjensia Europiane e barnave miraton ‘koktejin’ efektiv anti-Covid

Sipas Komitetit të EMA-së për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, “kombinimi” i antitrupave monoklonalë “i njohur gjithashtu si REGN-COV2 mund të përdoret për të trajtuar Covid-19” në pacientët “të cilët nuk kërkojnë oksigjen shtesë dhe që janë me rrezik të lartë”.

Kjo u njoftua nga Agjencia Evropiane e Barnave, EMA. Kokteji i antitrupave monoklonale ‘Casirivimab’ dhe ‘Imdevimab’ për trajtimin e pacientëve pozitivë Covid-19 u krijua nga kompania amerikane Regeneron Pharmaceuticals dhe u përdor tashmë për të trajtuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përpara se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ta miratonte atë.

EMA kishte filluar rishikimin e REGN-COV2 1 shkurtin e kaluar. “Rishikimi – kujton Agjencia – u ndërmor për të siguruar një mendim të harmonizuar shkencor në nivelin e BE për të mbështetur procesin kombëtar të vendimmarrjes mbi përdorimin e mundshëm të antitrupave përpara autorizimit të marketingut”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: