Lajme

ILDKP konfirmon se Lulëzim Basha i dha leje ndërtimi vetes së tij

Publikohet letra që ILDKP i dërgoi Lulzim Bashës më 30 korrik 2014, ku shihet se nga komunikimi me Bashën, asokohe kryetar Bashkie, ILDKP i kujton se leja që ai do të jepte për veten e tij ishte në konflikt të hapur interesi. Basha tha dje se për lejen e tij kishte marrë miratim nga ILDKP. Nga komunikimi vërtetohet se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Përmes një deklarate zyrtare, dje Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin me shkresë zyrtare nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, se po t’i jepte vetes një leje ndërtimi, me firmën e tij si kryebashkiak i Tiranës, për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte, pra katin e 13-të ku jeton edhe sot, nuk ishte në konflikt interesi.

Por, ne sot po publikojmë pikërisht letrën që ILDKP i ka dërguar Lulzim Bashës për këtë çështje. Nga komunikim vërtetohet lehtësisht se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close