Lajme

Ilir Beqajt i besohet posti i ri: Do punoj 24 orë në ditë në 7 ditë të javës

Teksa emri i tij përflitej prej kohësh, sot është konfirmuar që Ilir Beqaj do të drejtojë Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve. Kjo u konfirmua sot nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca. “Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë edhe drejtuesit të agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Beqja nën koordinimin e të cilit jam i bindur se bashkëpunimi ynë me komunitetet e donatorëve do të përforcohet edhe më shumë”, tha Çuçi.Beqja u shpreh se do të punojë të gjitha ditët e javës e se do të jetë në dispozion gjatë gjithë kohës.

‘Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. Agjencia do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë prej gati 1 miliard eurosh në vit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: