Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përleshur me policinë bashkiake, të cilët kanë qenë duke nxjerrë nga selia, zyrtarët e partisë FRD, parti në koalicion me opozitën e bashkuar.
Meta hyri në godinën ku janë zyrat e FRD dhe nisi të largojë policinë bashkiake, të cilët ishin paraqitur me dokumentacion të parregullt, duke i bërë presion opozitës.
“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare ,menjëherë sapo nënshkruan marrëveshje me opozitën, që nuk ka as vulë, as emër dhe as numër protokolli.
Të bërë për të dhunuar fizikisht dhe psioklogjiksht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese.
I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo për popullin shqiptar, nëse do të vijojë të tolerojë sjelljes e bandës.
Ju e patë se si dhunohet Sali Shehu, kryetari i FRD të Tiranës.
Po i lajmëroj policët, zbatoni ligjet, të mos përfundoni si policët e Mubarakut.
Po i them kryepalaços së Bashkisë, ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë pa firma dhe me firma. Mos ju bind urdhërave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik pas 25 prillit, por edhe më herët“, tha Meta për gazetarët.