Categories Lajme

Ilirjan Mandro emërohet Rektor i Akademisë së Sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano prezantoi ditën e sotme, Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë Prof/Dok Ilirjan Mandro.

Gjatë fjalës së tij Drejtor Nano vlerësoi punën, angazhimin dhe profesionalizmin e ish-Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, i cili tashmë është emëruar Këshilltar në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nano theksoi se Akademia e Sigurisë kishte nevojë për një impuls të ri dhe në këtë kuadër zgjedhja e ish-dekanit të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë Ilirjan Mandro, në krye të Akademisë së Sigurisë, do të çojë me tej projektet e nisura nga vetë Akademia dhe nga Policia e Shtetit, për ta fuqizuar më tej këtë institucion shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Policinë e Shtetit , por për të gjitha institucionet që garantojnë siguri në vend.

Më tej Nano ka vlerësuar integritetin, përgatitjen profesionale dhe përkushtimin që mbart profesor Mandro, dhe i ka vendosur në mënyrë simbolike gradën drejtues i lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që, së bashku me Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë, të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm në edukimin e brezave të ardhshëm të Policisë, pasi Akademia e Sigurisë është institucioni me i rëndësishëm që shkollon dhe trajnon brezat, jo vetëm të Policisë së Shtetit, por edhe të shumë institucioneve të tjera në vend.

Gjatë fjalës së tij Bilbil Memaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për vlerësimin dhe i ka uruar Rektorit të ri suksese në detyrë.

Ilirjan Mandro ka siguruar Drejtorin Nano se besimin e tij për ta emëruar në këtë detyrë, do ta përmbushë më përkushtim e ndershmëri dhe përmes një filozofie të re për ta çuar në një stad tjetër Akademinë e Sigurisë, në interes të së mirës së përgjithshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME