Categories Lajme

ILO përllogarit se Shqipëria ka punësimin informal sa 3-fishi i Rajonit, rroga e “zarfit” dominon

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipëria ka punësimin ne të zezë gati dyfish më të lartë se mesatarja europiane dhe një nga nivelet më të larta në rang europian. Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019, ILO përllogarit se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit të punësuarve. Pas Shqipërisë normën më të lartë të informalitetit në punësim e ka Bosnja me 30 për qind të totalit të punësimit. Në vende të tjera të Europës që nuk janë anëtarë të BE ky tregues është shumë herë më i ulët. Në Maqedoni punësimi informal ishte vetëm 13.8 për qind e totalit në vitin 2019, ndërsa në Serbi 18.7 për qind.

Edhe Moldavia që për disa tregues të tjerë ekonomikë renditet me keq se Shqipëria, punësimin informal e ka 25 për qind të totalit. Në Bashkimin Europian, informaliteti në tregun e punë është mesatarisht 18 për qind sipas ILO-s. ILO bën thirrje se Shqipëria ka ende një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar në tregun e punës e cila mund të përdoret për të ulur deficitet e skemës se pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore.

Informaliteti në Shqipëri mbetet shqetësues edhe për biznese dhe persona që veprojnë brenda kontureve të ligjit dhe shfrytëzojnë dobësitë e tij duke krijuar evazion fiskal. Rastet tipike përfshijnë punën e padeklaruar, ku njësitë ekonomike me dashje shmangin taksimin e punës duke dhënë rroga cash që në Shqipëri njihet gjerësisht si “paga e zarfit”.

Për sigurimet shoqërore, puna e padeklaruar nënkupton mashtrim dhe evazion të kontributeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore. Tipike është deklarimit të pagës, kur punëdhënësi e paguan punëtorin me një nivel page që nënkupton nivelin minimal të kontributit përcaktuar nga ligji, ndërsa pjesa e mbetur e pagës së tyre paguhet cash.

Sipas ekspertëve të ILO-s informaliteti që vjen nga paga e nëndeklaruar është shumë sfidues se punësimi në të zezë. Për boshnjaket 32 e për qind nga popullsia e punësuar janë siguruar në informalitet. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore arritën në 4.7 për qind të PBB-së dhe tatimi mbi të ardhurat e papaguara në 0.5 për qind të PBB-së.

Në Moldavi, 34.8 për qind e popullsisë së punësuar kishin një punë informale. Të ardhurat e padeklaruara për shkak të punësimit joformal dhe raportimit të nën raportuar ishin të barabarta me 12.9 për qind të PBB-së. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore nga të ardhurat e padeklaruara ishin 5.2 për qind të PBB-së (4.1 për qind për sigurimet shoqërore dhe 1.1 për qind për sigurimet shëndetësore).

Informaliteti në tregun e punës në Shqipëri është kompleks. Ekzistojnë kategori të tilla si fermerët që përfshira në skemë dhe puna e nëndeklaruar. Nga popullsia në moshë pune, 20 – 64 vjeç, numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve përfaqëson vetëm 44.5 për qind. 55.5 për qind e mbetur e popullsisë që punon nuk po kontribuonin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Mbulimi me sigurime është i plotë për punonjësit zyrtarë, dhe më tej me ulje në 42 për qind për të vete punësuarit, dhe praktikisht zero për punonjësit informalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME