Categories Lajme

Impiant për përpunimin e mbetjeve shtazore

Në ish-zonën industriale të Lezhës ka përfunduar impianti që riciklon mbetjet shtazore dhe i kthen në lëndë të parë për blegtorinë.

Investimin me vlerë rreth 1.5 milionë euro mbështetur me fonde nga programi IPARD, u inspektua nga afër edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

“Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet e botës shtazore edhe të peshkut. Përpunimi, kafshë të sëmura, pula të skarcitetit, mbeturina të thertoreve, pra çdo mbeturinë e botës shtazore tashmë do vijë tek ky impiant do vijë tek ky impiant, do përpunohet dhe do dalë në një ushqim për kafshët”, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Çuçi tha se teknologjia e përdorur në fabrikë, nuk ka impakt negativ në mjedis.

“Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër”, tha Çuçi.

Kjo mënyrë minimizon rrezikun e sëmundjeve zonotike tek kafshët, duke ndikuar në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME