Categories Lajme

Ina Veizaj,Unë e dua ndryshimin, ndaj kam vendosur të kandidoj në këto zgjedhje me Nismën Thurje në qarkun e Vlorës

Ina Veizaj,Unë e dua ndryshimin, ndaj kam vendosur të kandidoj në këto zgjedhje me Nismën Thurje në qarkun e Vlorës. Shumë prej jush mund të pyesin se përse e mora këte vendim, pse pikerisht me Nismën Thurje. Së pari po e bëjë këte gjë për vajzë time, për ti mundësuar asaj një rrugë më pak të vështirë sesa ajo që une eca deri tani, unë nuk dua që ajo të rritet në te njejtin sistem që u rrita dhe une, dua ti sjell asaj një shembull ndryshimi.

Arsyeja tjeter që u angazhova në politike është qyteti im. E dashuroj Vlorën, një vend i mbushur me mirësi nga natyra me një vijë bregdetare që ofron një turizem elitar gjatë gjithë vitit, duke trashëguar të treja klimat. Por sa është investuar në gjithë këto vite për këte turizem?

Vlora trashëgon miniera si ajo e qytetit të vogel të Selenices, që do të shtronte rrugët e vendit e do të ngrinte ekonomin e qytetit, por sot ajo ndodhet në dore të kompanive të huaja. Vlora ka fusha me prodhimtari të mbarë, perime e drithëra buqësore të cilat me pak investim prodhimi i tyre do të rriste ekonomine e qytetit dhe vendit.

Cfarë mund te them për brezaret e ullinjve, portokallet dhe limonat, vetëm pak të kujdesesh për to prodhimi i tyre menjeherë do të sillte ndryshimin në ekonomi. Industria e peshkimit në Vlorë, industri mijra vjecare e cila dhe sot duhet të mbante peshen kryesore të prodhimit të konservave të ndryshme të peshkut dhe llojeve të mishit të peshkut. Uji i pishem me nje cilesi të mire derdhet në det e qyteti rri pa uji, ku ka lagje që asnjehere nuk kanë pasur uji në banesat e tyre.

Kudo në cdo qytete të Shqiperise ka probleme të tilla të cilat në këto 30 vjet demokraci vecse kanë ulur standartet e jetesës sone. Po pse??? Ne nuk kemi qëne kurr të varfer por jemi të vjedhur gjatë këtyre 30 vjetëve të demokracisë. Këte pash tek Nisma Thurje, pashë dëshiren e pastër për një Shqipëri larg korrupsionit, përpjekjen për të ndertuar një komunitet moral, para atij politik, mosinteresimin e tyre për famë.

Pash driten jeshile të shumë pritur në fund të tunelit në gjithe këto vite tranzicion ku asgje nuk ndryshoj. Njerëz të rinj, që vijnë për tu bërë vetë vullnetarisht pjesë e saj, dhe ky është realisht ndryshimi. Askush nga ne nuk ka qenë ndonjëherë në funksione drejtuese, ne jemi një grupim qytetarësh të papërfaqesuar, por të vendosur të futemi në Parlament sot, dhe në Këshilla Bashkiak nesër.

Ka ndër ne që kanë dhënë kontribute, por që kurrë nuk kanë marr asnjë përfitim. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, të rregullt që duam të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë vend, duke u perfaqësuar në mënyre direkte në Parlament, përmes 33 projektligjeve të cilat do të sjellin transformimin politik dhe ekonomik të vendit.

Midis nesh ka mësues, aktivist, mjek, inxhinier, jurist dhe profesionist të lire. Të gjithë ata që janë të angazhuar në Nismen Thurje janë miq të rinj me njëri-tjetrin, bërë bashkë për të ndërtuar një aspiratë.

Duke qënë të bindur se zgjidhja vjen vetëm nga fuqizimi i qytetarëve dhe forcimi i shtetit. Ne kërkojmë të jetojmë në një demokraci pjesëmarrese, ku ne si qytetarë të jemi pjesë e vendim marrjes. Ne besojmë se ndryshimi që ne kerkojm do të VIJE.

Por nese edhe ti bashkohesh me ne, me votën tënde ky ndryshim do të vijë shumë më shpejt. Mjaft më, me parti e politikanë që sakrifikojnë të mirën publike për të ndërtuar murin e pabarazise, midis popullit dhe vilave të politikaneve. Ne jemi për të ndërtuar të mirën publike. Ndaj jam e sigurtë dhe e bindur se sëbashku do tia dalim. Bashkohu tani edhe ti me Nismën Thurje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Amnistia penale, lirohet Fran Frrokaj: Uroj që burgun të mos e provojë askush!

Lirohet ish-kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. Frrokaj uroi të gjithë ata që përfitonin nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME