Categories Lajme

INAGUROHET QËNDRA E INOVACIONIT DHE SIPËRMARRJES NË UNIVERSITETIN E VLORËS NË KUADËR TË PROJEKTIT BLUWBC DHE FINANCUAR NGA BASHKIMI EUROPIAN

RELACION MBI KRIJIMIN E QENDRËS I&E NË UNIVERSITETI E VLORËS.

Universiteti i Vlorës, është një institucion partner në projektin Erasmus + CBHE të financuar nga Bashkimi Europian, të titulluar “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive BLU përmes arsimit të lartë dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor (BLUEËBC)”. Qëllimet kryesore të projektit BLUEËBC janë hartuar për të përmirësuar situatën ekzistuese në fushën e Ekonomive Blu, Inovacionit dhe Sipërmarrjen përmes ndërtimit të kapaciteteve në Arsimin e Lartë, si dhe lidhjes së komunitetit akademik me industrinë.

Faktorët kryesorë për arritjen e qëllimeve të synuara në projekt janë modifikimi i lëndëve ekzistuese dhe zhvillimi i lëndëve të reja në studimet universitare bachelor dhe master, si dhe krijimi i një mjedisi detar interesant, inovativ dhe dinamik, të gjitha këto me qëllimin për të tërhequr sa më shumë studentë të rinj dhe të talentuar, duke zhvilluar karrierat dhe motivimin e tyre dhe të stafit akademik që të ndjekin arritjet më të fundit dhe bashkëkohore në këtë fushë.

Një nga qëllimet praktike të këtij projekti është dhe krijimi i Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Sipërmarrje në Universitetin e Vlorës. Aktiviteti i dates 26 Prill 2022 mblodhi sëbashku patnere të projektit, studentë, profesionistë, patnerë të biznesit, autoritete publike si dhe bashkëpuntorë të UV-së për të inaguruar krijimin e Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Sipërmarrje pranë QKSH në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe të Natyrës ne UV. Kjo qender me teknologji dhe infrastrukturë moderne ka si qëllim: • Krijimin e një mjedisi mbështetës për bashkëpunim ndërmjet universitetit, sektorit privat dhe atij publik; • Përmirësimin e kërkimit shkencor dhe nivelit të mësimdhënies; • Aplikimin e njohurive teorike në praktikë nga ana e studentëve si dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe inovative të studentëve. • zhvillim leksionesh dhe trajnimesh në mënyrë që të zhvillojë konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës (Lifelong Learning LLL).

Krahas inagurimit të kësaj qendre po në datë 26 Prill 2022 u mbajten nje ser trajnimesh ne fushen e Inovacionit dhe sipermarrjes ne ekonomine Blu per stduent, profesioniste si dhe staff te UV-së, të cilët në përfundim të trajnimit u pajisën dhe me certifikatën përkatëse.

Trajnimi u zhilluan prej lektoreve të huaj, patnere te projektit BLUEËBC si Universiteti i Alesund ne Norvegji, Universiteti I Vilnius, Lituani, dhe Universiteti i Split, Kroaci. Trajnime të tjera në këtë fushë do të reaizohen në vazhdim pranë kësaj qendre jo vetëm për studentët por gjithashtu për cdo te interesuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME