Lajme

Inaugurimi i Joe Biden/ Lady Gaga dhe Jenifer Lopez ‘ndezin’ Capitol Hill (Foto)

Inaugurimi i Joe Biden si president ndodhi në një ceremoni të pazakontë në Capitol Hill, vendi i cili në dekada me radhë shndërrohej në vendin e festimit të mbërritjes të të ‘zgjedhurit’ të ri nga populli amerikan për të drejtuar vendin ‘më të fuqishëm të botës’.

Por ndonëse Amerika prej muajsh po lufton me pandeminë COVID 19, përplasjet me humbje jete në Capitol Hill dhe ato ndërraciale kjo ceremoni nuk mbeti e zymtë. 2 këngëtaret e famshme Lady Gaga dhe Jeniffer Lopez performuan ‘Himnin Kombëtar dhe “America is beautiful’ emocionuan të pranishmit.

Lady Gaga kishte veshur një fustan kuqezi me një shqiponjë të artë stampuar në pjesën e kraharorit duke mos zhgënjyer edhe një herë me stilin e saj të veçantë, ndërsa Lopez shkëlqeu me të bardha. Të martën, vetëm një ditë para ngjarjes së madhe, Lady Gaga ndau një foto të saj e veshur e gjitha në të bardha, ndërsa qëndronte brenda ndërtesës së Capitol pas provave.

“Lutem nesër do të jetë një ditë paqeje për të gjithë amerikanët,” shkroi Lady Gaga krahas saj. “Një ditë për dashuri, jo për urrejtje. Një ditë për pranim jo frikë. “Një ditë për të ëndërruar gëzimin tonë të ardhshëm si vend. Një ëndërr jo e dhunshme, një ëndërr që ofron siguri për shpirtrat tanë. Dashuri, nga Kapitoli ”-u shpreh Gaga.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close