Lajme

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën: Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, Alqi Bllako me 4

SPAK ka dhënë ditën e sotme pretencën dhe kërkon 10 vite burg për ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe 4 vite për ish deputetin socialist, Alqi Bllako.

Raportohet se të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, për rrjedhojë nga 10 vite për Kokën, i takon të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, e ndërsa Bllako nga 4 vite do të vuajë 2 vite e 8 muaj.

Bëhet fjalë për hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Sipas SPAK, është provuar fakti që është bërë një vepër penale, e ku thuhet se zyrtarët e lartë kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

Për Prokurorinë e Posaçme, Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar gjithë procedurën ligjore, por në fakt nuk është bërë një gjë e tillë.

Kërkesa e SPAK

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj për Kokën

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Serafin Papën

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Pëllumb Abeshi

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Jonida Zeqo

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Bardhyl Çabiri

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Mirel Mërtirin

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 7 vite burg për Stela Gugalljan

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Klodian Zoton

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close