Lajme

Incident gjatë seancës për ish-zv.ministren e Brendshme, avokatja ndihet keq e niset me urgjencë në spital

Një incident ka ndodhur sot në Gjykatën e Posaçme, teksa pritet të vlerësohet masa e sigurisë për zv.ministren e Brendshme Rovenda Voda, e akuzuar se ka marrë ryshfet në këmbim të një vendi pune dhe dy avokateve Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Mësohet se Florida Beu është ndjerë keq gjatë seancës dhe një ambulancë ka mbërritur dhe e ka dërguar në spital. Në sallë vijon të jetë e pranishme Voda dhe avokatja tjetër, Hasani.

Florida Beu akuzohet se i ka dhënë ish-zv/ministres 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk për ta punësuar atë ndërsa Hasani ka qenë si ndërmjetësuese.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: