Një incident ka ndodhur sot në Gjykatën e Posaçme, teksa pritet të vlerësohet masa e sigurisë për zv.ministren e Brendshme Rovenda Voda, e akuzuar se ka marrë ryshfet në këmbim të një vendi pune dhe dy avokateve Florida Beu dhe Majlinda Hasani.
Mësohet se Florida Beu është ndjerë keq gjatë seancës dhe një ambulancë ka mbërritur dhe e ka dërguar në spital. Në sallë vijon të jetë e pranishme Voda dhe avokatja tjetër, Hasani.
Florida Beu akuzohet se i ka dhënë ish-zv/ministres 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk për ta punësuar atë ndërsa Hasani ka qenë si ndërmjetësuese.