Lajme

Incident në Durrës, Jamarbër Malltezi: Më morën telefonin

Një incident raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Spitallës në Durrës ku po votohet për bashkinë e këtij qyteti. Një përplasje ka ndodhur mes përfaqësuesve të komisionit të votimit. Raportohet se në konflikt është përfshirë edhe Jamarbër Malltezi.

Në një prononcim për Fax News, Malltezi tha se shkoi në Spitallë pas informacioneve se militantë të PS po u bënin presion zgjedhësve. “Shkuam të verifikojmë situatën, por nuk na lejuan militantët e PS. Pas debateve situata u sqarua. Nuk bëhet fjalë për goditje, por më morën telefonin” – tha Malltezi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close