
Incidentet dhe sherret nuk kanë qenë të pazakonta gjatë ditës së sotme teksa zhvillohen zgjedhjet vendore në vend. Në videon e mësipërme duket deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili tërheq nga krahu me forcë një votues.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur për orientim votash dhe sipas pretendimeve të dyja palëve ka presione e kërcënime për dhënien e votës. Spaho ka theksuar teksa i ka tërhequr ata persona se janë punonjës të administratës ndërsa ata janë shprehur se kanë të drejtë për të votuar. Spaho është larguar aktualisht nga qendra e votimit.