Lajme

Indeksi i barazisë gjinore: Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE-në

Sot është 8 Marsi, që njihet ndërkombëtarisht si Dita e Gruas. Në Shqipëri, ndonëse janë bërë përparime në barazinë gjinore, sërish ka diferenca të mëdha, teksa meshkujt paguhen më shumë sesa femrat dhe dominojnë në pozicionet drejtuese, si në biznes, ashtu dhe në politikë.

Femrat ua kalojnë meshkujve vetëm për pagat në pozicione drejtuese

Mesatarisht gratë paguhen 10% më pak sesa burrat, sipas INSTAT, diferencë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej rreth 15%, sipas Eurostat.

Paga mesatare e femrave në vend ishte 49.4 mijë në fund të vitit 2019, përkundrejt rreth 55 mijë lekë/muaj të meshkujve. Nga 36 grup profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre gratë paguhen më shumë, ose njëlloj në raport me burrat (Drejtues administrativë dhe komercialë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit).

Diferenca më e madhe në paga është për profesionin e “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, ku gratë paguhen rreth 33% më pak.

Por, femrat duket se janë drejtuese më të mira sesa meshkujt. Në profesionin e “Drejtues administrativë dhe komercialë”, ato paguhen gati 19% më shumë sesa burrat. Ky është dhe profesioni, ku gratë paguhen më shumë, mesatarisht me 170 mijë lekë në muaj, duke shënuar dhe rekordin si për grupprofesionet ashtu dhe për gjinitë (për meshkujt paga është rreth 150 mijë lekë në muaj)./Monitor

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: