Categories Lajme

Indeksi i vendeve më të sigurta në botë, shikoni ku renditet Shqipëria

A e keni menduar ndonjëherë çfarë i lidh Shqipërinë me Kubën? Nuk është e shkuara komuniste. Por, në një studim të fundit, renditen në të njëjtin nivel të moderuar të sigurisë për të udhëtuar në to. Me një atmosferë përkeqësuese të pasigurisë që po zhvillohet sot në mbarë botën, tani më shumë se kurrë më parë njerëzit kërkojnë vende më të sigurta për të jetuar dhe për të udhëtuar. Duke qenë edhe pranë festave, ku shumica e njerëzve mendojnë që të udhëtojnë, po ju sjellim një raport të fundit të përpiluar nga Safearound.com, e cila shfaq 25 vendet më të sigurta në botë. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë kategori. Sipas renditjes, Shqipëria mban vendin e 40 nga 162 vende të studiuara, për nga siguria për të udhëtuar në të. Në rajon, Kroacia dhe Serbia shfaqen më mirë, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë. Më e ‘rrezikshmja’ konsiderohet Kosova, e renditur e 125-a në listë.

Sipas Safearound, kryeson listën Islanda, Danimarka dhe Austria. Pas tyre vijnë respektivisht Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re. Sipas renditjes, 80 % e shteteve më të sigurta, janë europiane dhe në këtë listë kryesojnë shtetet skandinave. Të fundit në listë janë vendet kryesisht me konflikte të brendshme apo luftë, si Afganistani, Republika qendrore e Afrikës, Sudani dhe Siria (e 162-ta). Studimi thekson se një renditje e tillë ndihmon të vështrosh për temat e përbashkëta në këto shtete për të gjetur atë që potencialisht mund ta bëjë botën tonë një vend më të sigurt në tërësi. Ndër pikat me interesin më të lartë, janë lidhjet midis sigurisë dhe pasurisë së brendshme përkatëse të vendit për frymë, qasjes arsimore, sistemeve të drejtësisë penale dhe mirëqenies sociale.

SafeAround ka renditur 162 vende dhe 111 qytete me Indeksin e Sigurisë. Siç mund ta shohim, disa rajone të globit tonë konsiderohen shumë më të sigurta se disa të tjerë. Ndër faktorët më të rëndësishëm që nxisin këto nivele të larta të sigurisë përfshijnë nivelet arsimore të këtyre popullatave, nivelet e tyre të mirëqenies sociale dhe pasurisë, si dhe sistemet efektive të drejtësisë penale. Për më tepër, qeveritë në këto vende nuk kryejnë një shkallë të konsiderueshme të dhunës së sponsorizuar nga shteti dhe si të tilla, vendosin një shembull të mirë dhe themele për ruajtjen e marrëdhënieve të shëndosha me qytetarët e tyre.
Renditja

SafeAround ka përpiluar dhe analizuar të dhënat nga disa burime publike për të bërë një indeks sigurie që lejon të renditen vendet e botës më të sigurta (100 = plotësisht i sigurt; 0 = shumë i rrezikshëm). Këto burime marrin parasysh të gjitha llojet e kërcënimeve të tilla si krimi, vrasjet, vdekjen në rrugë, shfaqjen e sulmeve terroriste dhe luftërat, për të ndërtuar renditjen e vet të qyteteve më të rrezikshme në botë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME