Lajme

Infektohet me Covid një tjetër ministre e Ramës, mesazhi që jep

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka rezultuar pozitive me koronavirus. këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi në Facebook duke thënë se është karantinuar dhe po ndjek udhëzimit e mjekëve për trajtimin e sëmundjes. Denaj i bën thirrje të gjithëve që të zbatojnë rregullat e higjienës dhe të mbajnë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Reagimi i plotë: Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close