Rezulton pozitivë me koronavirus një mjek kirurg në qytetin e Beratit. Siç raporton “News 24”, mjeku është transferuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka pasur nevojë për shërbim mjekësor në spital.
Mjeku 40-vjeçar ndërkaq vuan dhe nga diabeti. Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat mbylli repartin e Kirurgjisë për dezinfektim.