fbpx
Lajme

Infektohet mësuesi në Poliçan, pozitive dhe infermierja në Berat

Pas infektimit me Covid-19 të 4 mësuesve në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në qytetin e Poliçanit, një tjetër mësues i kësaj shkolle ka rezultuar “pozitiv” me SarsCov-2.

Mësuesi nuk ka pasur shenja të dallueshme të infektimit,por pasi rezultuan pozitiv 4 kolegët e tij,ai kishte kryer tamponin dhe ishte në karantinë prej disa ditësh në banesën e tij në qytetin e Poliçanit. Mesditën e sotme mësohet se është kryer edhe dezinfektimi i ambjenteve të brendshme të shkollës, përfshi këtu edhe sallën e mësuesve, e cila është mbyllur për disa ditë.

Edhe një infermiere në Berat ka rezultuar e prekur me Coronavirus. Infermierja e Qëndrës Shëndetësore Nr.1 në Berat kushte disa ditë që kishte shfaqur shenjat e infektimit dhe ishte karantinuar në banesë. Pas konfirmimit të saj “pozitive”,mjekët dhe infermierët e tjerë të kësaj qendre janë karantinuar. Drejtoria e Higjenës ka kryer dezinfektimin e plotë të kësaj qendre shëndetësore,ndërkohë që DSHP ka dërguar përkohësisht mjek6 dhe infermierë provizor në këtë Qendër Shëndetësore,në mënyrë që një nga lagjet më të mëdha të Beratit të mos ngelet pa shërbim mjekësor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button