Categories Lajme

Infektohet për herë të dytë me Covid gazetari i njohur: E mora nga nëna ime e vaksinuar

Gazetari i njohur Erjon Skendaj është riinfektuar sërish me koronavirus.Gazetari teksa ka treguar se është infektuar për herë të dytë, ka treguar se virusin e ka marrë nga nëna e tij, e cila është e vaksinuar. Ai ka treguar që edhe pse nëna e tij ka qenë e vaksinuar me dy doza të vaksinës Coronavax është infektuar, teksa ka treguar se e ka kaluar në një formë të moderuar.

“Unë e përjetova dhe vetë, i kam shërbyer nënës që ishte e vaksinuar me dy doza të vaksinës Coronavax, e ka kaluar në shtëpi me gjipera, me trajtim venoz. Nuk pati rëndim të saturimeve, jo vetëm ne po një numër shumë i madh i personave të vaksinuar janë infektuar në masë. Kanë patur prekje në mushkëri po nuk kanë pasur komplikacione të rënda deri në përdorimin e oksigjenit. Vetë kam marrë dhe unë infeksionin nga nëna ime por e mora shumë me vonesë.

Unë jam prekur 2 herë nga Covid, forma e dytë është më e lehtë, nuk arrita asnjëherë që të përdorja antibiotik. Konsiderohej si formë e moderuar. Momenti i dytë është para dy ditësh, forma që unë po manifestoj është e lehtë,” tha gazetari për “News 24”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME