Lajme

Infermierja Mirjana Mema, përkushtim dhe përgjegjësi prej 27 vitesh në spitalin e Kirurgjisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka përzgjedhur si personazh infermieren Mirjana Mema e cila punon në spitalin modern të Kirurgjisë.

“Mirjana Mema punon me përkushtim dhe përgjegjësi prej 27 vitesh si infermiere në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme në QSUT. Prej 1 viti, e ushtron profesionin e saj në kushte bashkëkohore në spitalin modern të kirurgjisë”, shprehet ajo.

Manastirliu shton se “në këto vite pune, ka treguar jo vetëm profesionalizëm për kujdesin shëndetësor për pacientët, por edhe mbështetje shpirtërore të pakursyer dhe siç thonë kolegët e saj, Mirjana e ka gjithmonë një fjalë të mirë për këdo”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close