Lajme

Infermierja shtatzënë në krye të detyrës, Rama: Ajo merr në sy rrezikun për të shpëtuar njerëzit

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto të infermieres së spitalit Covid 1, e cila është në pritje të një fëmije. Kreu i qeverisë shkruan se Xhorxhina Metushi vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit teksa pret që të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Postimi i plotë Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.

Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: