Lajme

Infosoft Group akordon 50 milionë lekë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

/ATSH/ Infosoft Group përmes një deklarate ku shprehu solidarizim dhe mbështetje në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, në kuadrin e nismës Shqipëria Solidare njoftoi se ka dhënë 500 milionë lekë të vjetra për situatën pas tërmetit. “Tërmeti shkatërrues i dt. 26.11.2019, la gjurmë të thella tek secili prej nesh. U solidarizuam me të gjitha familjet që u prekën drejtpërdrejt nga ky tërmet, duke humbur jo vetëm banesat, por edhe më të dashurit e tyre. Secili prej nesh në mënyrë njerëzore ka qenë pranë këtyre familjeve, si mbështetje për tejkalimin e pasojave dhe dëmeve që ky tërmet la”, thuhet në deklaratë.

“Ajo që kuptuam këto ditë ishte që një forcë më e madhe njerëzore, si solidarizimi dhe mbështetja, mund ta mundë këtë fatkeqësi, për të vazhduar jetën. Me krenari sot u solidarizuam dhe mbështesim rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, në kuadrin e nismës Shqipëria Solidare.

Bordi Drejtues i Infosoft Group, me mbështetjen e drejtuesve të kompanive vendosi t’i bashkohet nismës Shqipëria Solidare, duke akorduar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, shumën prej 500 milionë lekë të vjetra. Ky kontribut do të derdhet nga kompanitë e Grupit në llogarinë zyrtare të publikuar nga Qeveria e Shqipërisë, si fond për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, thuhet në deklaratë.

“Infosoft Group, në këto momente të vështira, i qëndron pranë çdo qytetari dhe mbështet të gjitha iniciativat për lehtësimin jo vetëm të dëmin fizik, por edhe të atij psikologjik. Slogani i InfoSoft Group “Stronger Together”, më shumë se kurrë na motivon për të qenë gjithmonë të bashkuar”, përfundon deklarata.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button