Categories Lajme

Ing.Xhevair Ngjeqari: Koncesioni i Aeroportit të Vlorës, mes fisnikërisë dhe kusarisë

/Gazeta TELEGRAF

1. Artikulli i bën thirrje publike Behxhet Pacollit të heqi dorë nga afera e aeroportit të Vlorës dhe të sqarojë se ku do të derdhi qypin me florinj për zhvillimin e bregdetit, delta e Vjosës-Hidrovori Akërnisë, sepse Ëikipedia dhe polifonia labe do të zëvendësojnë bujarin e Mabetex- hovardarit,me emërtesën vanded kusarit.

2. A do të dali një burrë shteti në Shqipëri dhe a do të ketë forcë media, të ndali kooperimin e Qeverisë shqiptare me një kompani private, që tenton të përvetësojë në mënyrë sistematike për 35 vjet, të ardhurat e ekonomisë së varfër shqiptare.

3. Më dt.3/3/2021 shteti shqiptar i jep konçesionin PPP, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Vlorës, kompanisë Mabetex Group & YDA Group & 2A Group sh.p.k. Për çfarë partneriteti apo konçesioni apo interesi publik bëhet fjalë kur shteti shqiptar i jep të drejtën një kompanie private të hartojë projektin, të vendosë koston e ndërtimit, të përcaktojë pasagjerët e munguar dhe të përcaktojë paratë që i duhen për 10 vitet e para të shfrytëzimit, për të shlyer kreditë e investuara brenda 7-8 viteve të para.

4. Sipas kontratës, deri në vitin 2035, buxheti i shtetit duhet t’i paguajë Bexhet Pacollit 138 milionë euro për pasagjerët që mungojnë, ose që nuk fluturojnë nga aeroporti Vlorës. Kujt i duhet ky aeroport kur nuk ka pasagjer. Ç’kusur ka populli shqiptar të paguajë për një vepër jo rentabël. Le të ndërtohet mbas vitit 2035 kur do ketë pasagjer. Nëse në vendin tonë nuk operojnë kompani serioze europiane, kjo vjen se mungojnë projekte dhe se ato nuk hyjnë në marrëdhënie korruptive me qeverinë shqiptare.

5. Pacolli shprehet se Mabetexi do të ndërtojë me lekët e saj aeroportin. Kjo nuk është e vërtetë. Shteti shqiptar po i paguan 10 vitet e para 138 milion euro dhe po e lë ta shfrytëzojë dhe 25 vjet të tjera. Pacolli shprehet se është investimi më i madh privat në rajon. Kjo nuk është e vërtetë. Mabetexi nuk do të bëjë asnjë auro investim. Por në vend të merrte eurot në bankë Qeveria shqiptare, dhe të shpallte tender për ndërtimin e aeroportit, ja jep të drejtën ti marri Behxhet Pacolli dhe ti quaj investim privat. Pa garancinë shqiptare asnjë bankë nuk financon ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sespe është një vepër antiekonomike.

6. Me 138 milionë euro, shteti shqiptar do të sigurojë kompaninë e Behxhet Pacollit, që për 10 vitet e para, po nuk pati pasagjer në aeroportin e Vlorës, paratë i paguan buxheti i shqiptarëve. Me eurot e popullit, afaristi kosovar do të ndërtojë aeroportin dhe resortet e ëndërruara dhe mbasi ta shfrytëzojë edhe 25 vjet të tjera, vetëm aeroportin do t’ia kthejë shqiptarëve. Kjo është grabitja më e madhe ashiqare, që mund ti bëhet një populli fukara nga qeveria e tij. Vjedhja e eurove në Rinas, është një vogëlsirë para spektaklit 35 vjeçar të shfrytëzimit të “Rinasit” të Vlorës. Qeveritë shqiptare vijnë duke vjedhur votat dhe ikin duke vjedhur popullin. Kjo aksiomë e mallkuar, ka qënë dhe mbetet modus vivendi ose mënyra e jetesës së qeverive shqiptare që nga viti 1912. Historia përsëritet.

7. B.Pacolli thekson se në fazën e parë do ndërtohet ngrehina e aeroportit 103 milionë euro , ndërsa 4 vitet e ardhshme do të ndërtohet infrastruktura e turizmit, ku do të investohen qindra milionë euro. Fisniku kosovar duhet të sqarojë ku do të investojë 103 milionë euro, se pista egzistuese e aeroportit është pothuajse e gatshme. Nga grafikat kuptohet se Mabeteksi është koncesionar edhe për vijën bregdetare, Hidrovori Akërnisë-Delta e Vjosës me gjatësi mbi 10 km. E cila formon një nga perlat e bregdetit ranor të Vlorës. Pyetjet janë të thjeshta. Në cilën vjië bregdetare do t’i investojë qindra milionë eurot Behxhet Pacolli. Sepse bregdeti nuk është i aeroportit. Në pikën më të afërt gjendet 4,4 km larg. Nëse e ka marrë bregdetin, apo ja kanë premtuar, në cilat kushte, dhe pse nuk informohen vlonjatët dhe opinioni i vendit. Nga sa kuptohet të panjohurat e aeroportit të Vlorës dhe qindra milionët e turizmit në bregdetin e Novoselës ose do të lumturojnë shqiptarët, ose do të groposin më tej ekonominë vendore.

8. Për të përcaktuar nëse ka interes ndërtimi i aeroporti Vlorës ose për të bërë fizibilitetin ,shteti shqiptar ka paguar kompaninë RPA.SPEED enginering, e cila shprehet qartë, se projekti mbart rreziqe të larta ekonomike, për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë të gjelbër(green field) dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Ai ka një normë të ulët të përfitimit që arrin deri 9.23%. Nëse shteti shqiptar do ta ndërtojë aeroportin, duhet të kompesojë difiçitin, që krijohet nga mungesa e pasagjerëve të parashikuar, për10 vitet e para të operimit. Kjo nënkupton se, në qoftë se ,sipas parashikimeve nuk ka pasagjerë,shteti shqiptar duhet t’i paguajë ndërtuesit, paratë e pasagjerëve të munguar. Sipas 2 kontratave të përfunduara janë 138 milionë euro që shteti shqiptar i jep garanci Mabetex-it, që ajo të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

9. E shprehur në mënyrë popullore aeroporti nuk ka interes të ndërtohet, nuk është prioritet ekonomik apo rajonal apo kombëtar, sepse nuk përcaktohet trafiku me saktësi dhe nuk ka asnjë bazë të dhënash. Të dhënat e trafikut janë bërë me topin e parashikimeve max dhe minimale. Duke nuhatur pasionin e premierit, për të ndërtuar vepra të mëdha, Behxhet fatlumi, ka bërë projektin, ka vendosur koston ndërtimore 20% më të lartë se parashikimi i shtetit shqiptar dhe ka arritur të firmosë një kontratë koncesionare të shoqëruar me një garanci shtetërore 138 milion euro.Vetem e vetëm që të realizohet premtimi që ka bërë para popullit, Kryeministri.

Çfarë rezikon dhe përfiton kompania e Behxhet Pacollit.

10. Kompania Mabetex me lejen konçesionare të aeroportit të Vlorës dhe me garancinë shtetërore të 138 milionë eurove, me lejet e ndërtimit dhe terrenet e lira, merr kreditë bankare pa rrezikuar dhe pa konsumuar asnjë qindarkë nga buxheti i kompanisë. Por skandali qëndron në faktin, që Qeveria shqiptare ka pranuar që për 10 vitet e para do ti paguajë konçesionarit shumën 138 milionë euro ose 1,33 herë më shumë se kostoja e ndërtimit të parashikuar nga vetë konçesionari ose 1,59 herë më shumë se kostoja e parashikuar nga Qeveria shqiptare. Sipas kësaj skeme, Mabetexi me paratë e pasagjerëve të munguar realizon ndërtimin, shlyen të gjitha detyrimet bankare dhe kostot e ndërtimit dhe shfrytëzimit 10 vjeçar dhe për 20-25 vitet e tjera vjel të ardhurat nga qarkullimi i pasagjerëve. Pa u shqetësuar ka apo nuk ka pasagjerë në aeroportin e Vlorës. Konçesionari ka rregulluar koston e ndërtimit dhe numrin e pasagjerëve në 10 vitet e para, deri sa e ka çuar garancinë nga buxheti të tejkalojë deri 1,5 herë më shumë koston e ndërtimit.

11. Drejtuesi i shtetit shqiptar shprehet se ndihet i lehtësuar që mbajtëm një premtim të deklaruar, njëkohësisht ndihet i kënaqur se plotësoi një ankesë apo një dëshirë të Behxhet Pacollit. Që kërkonte të investonte në Shqipëri për të lënë një gjurmë të arritjeve të tij. Në rastin e aeroportit të Vlorës, Mabetexi apo Behxhet kosovari, nuk po investon në Shqipëri, por po ndërton me lekët e taksave shqiptare. Të cilët nëpërmjet garancisë së kushtëzuar e shlyejnë koston e ndërtimit për 7-8 vjet dhe i japin të drejtë Behxhet Pacollit, që për 35 vjet ta shfrytëzojë aeroportin si pronën private. Informacionet tregojnë se konçesionari në rastin e aeroportit të Vlorës nuk rrezikon asgjë. Në rast se, B. Pacolli do të financonte ndërtimin e aeroportit me buxhetin e kompanisë tij, duke shlyer investimin me të ardhurat 35 vjeçare, natyrisht që një memorial do të përjetësonte ndërtimin e Mabetexit. Por të ndërtosh një aeroport dhe ta shfrytëzosh për 35 vjet dhe në dhjetë vitet e para të marrësh nga populli shqiptar 138 milionë euro, këtu nuk ka as investim, as konçesion, por një kooperim korruptiv i zgjatur midis qeverisë me një kompani private.

Konçesioni i Baldushkut dhe aeroporti i Vlorës

12. Nuk mungojnë specialistë që mendojnë se në truallin shqiptar ka vepra rentabël, që mund të ndërtohen me konçesion të pastër tip. BOT, ku financimet shlyhen pa garancitë shtetërore, por nëpërmjet shfrytëzimit të veprës. I tillë ishte dhe koncesioni i autostradës të gjelbëruar dhe panoramike Baldushkut, të vitit 2006. Ne me shumë sakrifica zbuluam një rrugë të re, hartuam me shumë sakrifica projektin e zbatimit dhe mbasi morëm lejet konçesionare, siguruam 150 milionë euro, për ndërtimin e autostradës, pa asnjë kusht apo garanci bankare shtetërore. Por para fillimit të punimeve Qeveria e doktorit e bllokoj ndërtimin. Duke shkatërruar autorin dhe çdo iniciativë të kësaj natyre. Ndërsa tani heshtin para aferës së aeroportit të Vlorës sepse ligjin e partneritetit të hartuar dhe miratuar nga Qeveria e doktorit. Pavarsishtë nga rasti i mësipërm, trualli shqiptar është i gjithi i pastudiuar është i gjithi i pashfrytëzuar është i gjithi, një koncesion i pakërkuar, që nuk ka nevojë për garancitë shtetërore. Por, mungojnë studimet dhe programet afat-gjata ekonomike dhe natyrore. Në ekonominë e tregut veprat konçesionare vijnë, si kërkesë e nevojave nga poshtë. Ndërsa në qeveritë totalitare, veprat përcaktohen nga lart, nga partia shtet. Në rastin e aeroportit të Vlorës projekti, prioriteti dhe nevoja për ndërtim është sajuar nga Qeveria, e cila për të realizuar ndërtimin është e detyruar të plotësoj kushtet e kërkuara nga ndërtuesi apo konçesionari.

A janë prioritet aeroportet

13. Ndërtimi i një aeroporti diktohet nga hapësira urbane ose baseni i popullsisë që parashikohet të shfrytëzojë aeroportin, largësia e aeroporteve të tjerë, diferenca midis përshkrimit të hapësirave me mjete rrugore dhe ajrore, kostot e udhëtimit me avione etj.. Studimet analoge llogarisin max. N=50% e basenit të popullsisë, përfaqsojnë pasagjerët vjetor të shfrytëzimit të aeroportit. Qarku i Vlorës llogarit rreth 211 734 banorë. Ndërsa popullsia e Qarqeve të Vlorës, Fierit, Gjirokastër, Beratit arrin reth 727 220 banorë. Sikur të fluturonin nga dy herë në vit 3 popullsia e 4 qarqeve pasagjerët arrijnë 1 450 440, që për 350 ditë kalendarike do të fluturonin me një apo dy avion në orë. (N=1 450 440:350 =4155 udhëtarë/ditë ose 24 orë =~174 udhëtarë /orë). Për të konceptuar qarkullimin në aeroporte po evidentojmë treguesit e aerportit të Rinasit, i cili në vitin 2017 ka arritur të përpunojë deri 2 630 558 pasagjer. Megjithëse është aeroporti i vetëm, i detyruar, i lidhur me kryeqytetin Tranën ose me aktivitetin politiko-ekonomik të vendit, koeficenti i rritjes vjetore është i ngadaltë.

14. Në vendin tonë do të ndërtohen aeroporte në Shkodër, Korçë, Vlorë, Elbasan, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Divjakë, Shëngjin, Velipojë, Seman-Povelçë. Por ndërtimi tyre do të kërkohet nga nevojat e biznesit. Të cilët me zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesave turistike do të ndërtojnë aeroporte me përmasa të vogla, me financimet e privatit duke e kombinuar me ndërtime të tjera turistike të zonës. Ndërtimi i izoluar i aeroportit në zonën e Akërnisë nuk evidenton perspektivë të afërt zhvillimi. Rentabiliteti i një aeroporti nuk varet nga deklaratat e një Kryeministri. Aeroportet nuk janë prioritet ekonomik dhe kombëtar për vendin tonë. Cilat emergjencat për ekonominë shqiptare dhe Vlorën.

15. Ndërtimi i korridorit turistik bregdetar, i ndarë në tre gjatësi bregdetare, i cili ndërtohet 96% pranë vijës bregdetare është prioritet shqiptar dhe euro-mesdhetar. Sepse 427km të bregdetit Adriatikut dhe Jonit shqiptar janë i vetmi bregdet ranor balnear në gjithë Mesdheun dhe Adriatikun. Korridori turistik ndërtohet i gjithi me koncesion pa asnjë garanci shtetërore, bile të luten për ta ndërtuar.

16. Ndërtimi i porteve tregtare të mallrave janë emergjencë mbi emergjencat. Shqipëria është shtet port, shtet korridor. Por këtu vetëm porte tregtare nuk ka. Aktualisht vendi jonë nuk tranziton asnjë ton mall për në Ballkan dhe anasjelltas, sepse mungojnë portet. Një mall nga Rumania dhe Bullgaria, për të shkuar në Amerikë përshkon 500-540 km më tepër sepse mungojnë portet në Bregdetin Shqiptar. Trualli shqiptar është pjesë organike e korridorit 8, me portet dhe rrugët. Nuk ka korridor 8 pa porte tregtare në bregdetin shqiptar. Ata që sabotojnë dhe torturojnë mallrat ballkanike të përshkojnë 380-1200 km më tepër, për të shkuar në destinacion janë shqiptarët ose është mungesa e porteve tregtare në bregdetin shqiptar. Megjithse portet i ka vetëndërtuar natyra. Pasurinë më të madhe gjeografike të tranzitit mallrave e kanë sabotuar dy drejtuesit e qeverive vendore të 30 viteve të fundit.

17. Shqiptarët sot konsumojnë max 1,5kg peshk për banor. Treguesi më i ulët në Ballkan, Europë, Mesdhe, Afrikë. Ndërtimi i një grupi të 5-6 porteve të peshkimit, me kosto max 100 milionë euro, brenda një periudhe 10-vjeçare do të hidhte themelet të formimit të flotiljes peshkimit dhe konsumit të peshkut në Shqipëri. Për këtë aktivitet nuk do mungonte dhe ndihmesa dhe kontributi nga Europa.

18. Ndërsa emergjente për Vlorën është zgjerimi 60-100km i vijës bregdetare nga Uji Ftohtë deri në Rradhimë, duke ndalur rikostruksionin që kërkojnë të ndërtojnë në rrugën e kalasë. Zgjerimi i vijës bregedtare do të realizonte përpunimin bregdetit shkëmbor, për zbritjen e lirë të gjithë banorëve dhe turistëve të kalasë mbushjen me rërë të bregut të zgjeruar dhe kalimin e trafikut për në Jug rrëzë zgjerimit bregdetar. Prishja e murit të ferrobetonit të Lungo-Mares ose Lungo-Turturës nga marina deri te porti. Sepse ka bllokuar banjot dhe larjen në bregdetin ranor, zgjerimi me katër korsi i rrugëve të ngushtuara nga rotondoja e portit deri te tuneli.  Ndërtimi i korridorit turistik nga Narta në deltën e Vjosës, 400m larg bregdetit. Të cilin ka gjasa ta bllokojnë resortet e Mabeteksit, janë tre projekte emergjente, në ndihmë të turizmit vlonjat.  Bllokimi i ndërtimit të tunelit të Llogorasë ose stallës së bagëtive të Dukatit dhe kalimi i rrugës bregdetare në Fushën e Ravenës, mbi Karaburun do të hapte perspektiva për fillimin e korridorit turistik, vitalizimit të Karaburunit dhe ndërtimin e qyetit mesdhetar në fushën e Ravenës. Vitalizimi urgjent i ishullit të Sazanit nëpërmjet komunikimit të lirë. Të marrësh leje nga policia apo ushtria për të shkuar në Sazan, kur Europa ka hapur kufijtë e shteteve  kjo mund të ndodh vetëm në Shqipëri. Prishja e Tecit në pyllin e Sodës dhe zhvendosja e investimeve amerikane në bregdetin pisanjos të deltës së Gazit në Seman do të korrigjonte një ndërtim kriminal në bregdetin turistik të Sodës, Vlorë. Aventura e aferës së ndërtimit me dhunë të aeroportit të Vlorës dhe aeroporetve të tjerë nuk janë as prioritet kombëtar, as rajonal, as qarkor dhe nuk shërbejnë si pol zhvllimi, as për Vlorën, as për vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME