Categories Lajme

Integrimi europian, Maqedonia propozon vlerësimin sipas meritës dhe ndarjen nga Shqipëria

Ambiciet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian u frenuan nga Këshilli Europian në muajin tetor kur një pakicë e vogël e shteteve anëtare, kryesisht Franca, thanë jo, duke këmbëngulur në afatin e parakohshëm dhe reformën brenda unionit për procesin e hapjes së negociatave. Ndërkohë kanë nisur të dëgjohen zëra që dëshirojnë të ndahen fatet e dy kombeve në këtë rrugë.

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ka hedhur propozimin surprizë, vlerësimin sipas meritës dhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, nëse është e nevojshme.

Në një intervistë ministri Dimitrov tha se ‘Suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana do jetë në gjendje të nis rrugëtimin europian. Sigurisht që zgjidhja më e mirë do ishte hapja e negociatave me të dy vendet tona. Por nëse kjo nuk është e mundur, është më mirë hapja e dyerve të Europës qoftë edhe për njërin nga ne sesa për asnjë’.

Vendimi i Këshillit Europian më 18 tetor, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me deklarata të shumta të liderëve europiane që theksonin progresin e bërë veçanërisht nga Maqedonia e Veriut.

Një prej shteteve, Holanda vlerësoi punën e bërë nga Maqedonia, por kishte rezerva të mëdha nëse përparimi i Shqipërisë është i mjaftueshëm dhe në hapat e duhur.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka shprehur të njëjtën ide si Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, teksa tha se: Dy vendet mund të vlerësohen ndarasi dhe sipas meritës.

Por deri më tani, nuk ka një diskutim konkret mes shteteve të BE-së për ndarjen ose jo të dy vendeve. Përkundrazi, Presidenti francez Emmanuel Macron, i anatemuar në Ballkan si djali planprishes i zgjerimit të Europës, disa ditë më parë tha se gjatë një konference për shtyp në Londër, tha se nuk dëshironte t’i ndante nga njëra tjetra Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se gjithashtu se i njeh përpjekjet që kanë bërë këto dy vende në aspektin e reformave, por së pari duhet të reformohen procedurat e hapjes së negociatave, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë ‘të diferencueshme dhe të pakthyeshme, më shumë se politike dhe strategjike”.

Nuk është e sigurt nëse strategjia e vazhdimit ‘të vetëm’ për Shkupin do të ishte fituese. Ajo që është e sigurt është se shumë kryeqytete evropiane, dhe vetë ish-kryetari i komisionit Jean-Claude Juncker, e konsideruan gabim mbylljen e negociatave për zgjerimin me Ballkanin.

Tani presioni i Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë është në komisionin e ri Europian.

Ministri i Jashtëm maqedonas ka takuar tashmë komisarin e zgjerimit Olivér Várhelyi, por është e qartë se propozimi i tij është një rrugë e përpjetë.

Ndërsa presin të reja nga Brukseli, dy vendet Ballkanike kanë nisur punën për forcimin e aleancës rajonale dhe me Serbinë kanë nënshkruar një lloj Shengeni Ballkanit, një marrëveshje që favorizon lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në të tre vendet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME