Categories Lajme

Interes i madh i fermerëve për naftën falas/ Reduktim i procedurave burokratike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka kaluar mbi 15 mijë numri i fermerëve që u janë aprovuar kërkesat për naftën pa taksë. Në lidhje me interesin e një qytetari për aplikimin për naftë falas, Rama tha nga Lezha se janë hequr burokracitë për aplikimin e marrjes së naftës pa taksë nga fermerët. “Janë bërë edhe disa ndërhyrje të tjera nga ana jonë për të lehtësuar maksimalisht marrjen e naftës pa taksa, duke reduktuar maksimalisht procedurat burokratike dhe letrat”, tha Rama.

Për shkak të kërkesave të shumta, aplikimi për skemën e naftës falas në bujqësi për fermerët është shtyrë deri me 30 Mars 2021. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se që nga nisja e këtij procesi, janë 16 700 aplikime nga fermerët në e-Albania. Zgjatja e afatit të aplikimit të fermerëve për naftë falas iu jep mundësi aplikimi fermerëve që po nxitojnë të pajisen me NIPT, që është kusht për të përfituar nga kjo masë.

Naftë falas pa akcizë, pa taksë qarkullimi dhe karbon, e përfitojnë të gjithë fermerët që punojnë tokën edhe kur e kanë tokën me qira. 100% të sasisë së naftës, me çmim 80.4 lekë më pak për litër, e përfitojnë individët e shoqatat e bashkëpunimit bujqësor, që kryejnë aktivitet bujqësor dhe kanë në pronësi ose përdorim, tokë bujqësore mbi 0.4 hektarë dhe parcelë më të madhe se 0.1 hektarë. Për vitin e parë, ky program do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 milionë dollarë për mbi 80 mijë fermerë përfitues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME