Lajme

“Interesohu se është grup i fuqishëm”/ Artan Hoxha njofton ministrin për kapjen e bujshme

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkëmbyer batuta me gazetarin investigativ Artan Hoxha lidhur me kriminalitetin dhe kultivimin e kanabisin në vend. Në një lidhje live për emisionin “Opinion”, Bledi Çuçi e konsideroi gazetarin ekspert, duke i kërkuar që të pranonte se kishte bërë punë të mirë.

PJESË NGA BISEDA: Artan Hoxha: Numri i vrasjeve nuk reflekton situatën, a është në dijeni se autoritetet malazeze kanë kapur një trajler me 300 kg kanabis. Është qisternë e modifikuar…

Çuçi: Sivjet nuk është kapur asnjë gomone me kanabis dhe hashash në Itali. E di shumë mirë ti Tani se është korrja e dytë kjo. Je ekspert i kësaj pune. Ti ke thënë vetë që çmimi është rritur. Kjo reflekton tregun. Ju ftoj të bëjmë një debat vetëm për këtë punë. Artan Hoxha: Interesohuni për Podgoricën se është grup i fuqishëm dhe kanë përdorur një metodë të re. Çuçi: Kjo tregon se jemi efikas, se kriminelët po kërkojnë forma të reja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close