Lajme

Interpoli arreston drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Policia: Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja që nga viti 2013

Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar, shkruan newsbomb.al. Në operacion është përfshirë dhe Interpol Tirana.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se 41 vjeçari rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2013 për “Vjedhje me dhunë” në Spanjë. Është i paqartë fakti sesi ai nuk është kapur deri tani, por madje ishte në krye të Ujësjellësit të Kurbinit.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton Policia e Lezhës.

Arrestimi Alfred Prodanit është i shtati në radhë në tre ditët e fundit, që arrestohet për llogari të autoriteteve në Madrid.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close