Lajme

INTERVISTA/ Grisejda Myslimi: Problemi më i madh i Vlorës është Edi Rama me makutërinë dhe keqqeverisjen e tij. LSI merr 3 mandate

Kandidatja e LSI-së në qarkun e Vlorës Grisejda Myslimi flet në një intervistë për gazetën “STANDARD” mbi ecurinë e fushatës elektorale dhe problematikat kryesore me të cilat është hasur gjatë takimeve me qytetarët. Ajo thekson se problemi më i madh për Vlorën është vetë Edi Rama, dhe sipas saj gjenerate e re nuk mund te jetoje me me marrezine e nje njeriu qe veç paaftesise ka edhe ligesine per te ulur koken popullit te tij. Nga ana tjetër Myslimi thekson e bindur se LSI do të fitojë 3 mandate në qarkun e Vlorës. “Me vjen keq per nje socialist te vertete dhe te ndershem qe ka besuar fort ne idealet e vlerat e Partise Socialiste por akoma me shume me vjen keq per nje njeri si Edi Rama qe besimin e verber te shqiptareve e shnderroi ne zhgenjimin me te madh historik qe ky popull ka marr prej historise se vet nga politika shqiptare”.

Jemi në pikun e fushatës elektorale. Cilat janë pritshmëritë nga terreni për LSI-në e Vlorës? Po problematikat kryesore me të cilat hasen banorët e qarkut Vlorë cilat janë?

Terreni na ka rrefyer shume mbi situaten reale. Qytetaret e ndjejne ne lekuren e tyre marrezine e nje Kryeministri anormal i cili jo vetem ka mashtruar vlonjatet, por i ben ata edhe per budallenj kur u flet per miliarda euro investime, nderkohe qe vlonjatet dhe gjithe shqiptaret nxjerrin cdo dite nga xhepat e familjeve te tyre leke qe shkojne per rryshfet, ilace te pa rimbursueshme dhe per faturat e kripura qe po na le Covidi. Problemi me i madh i Vlores eshte vete Edi Rama. Fati i keq i ketij qyteti dhe sidomos i te rinjve eshte vete Edi Rama. Nese zgjidhim kete problem, atehere problemet dhe shqetesimet e tjera publike do te gjejne zgjidhje me qeverine e re pas 25 prillit.

Gjatë ditëve të fundit keni denoncuar shpesh me video e fakte se si disa familje në Vlorë janë lënë në mëshirë të fatit nga qeverisja aktuale. Cila është alternative që LSI u ofron familjeve në nevojë?

Eshte e vertete qe kam vizituar disa familje nga afer te cilat ndodhen ne mes te Vlores, por per nga kushtet i ngjasojne nje vendi te shkrete dhe te mjere ekonomikisht. Nuk eshte problemi ketu per nje ndihme ekonomike e cila quhet meshire ekonomike, por per t’u dhene familjeve shqiptare alternative punesimi sipas aftesive dhe gatishmerise se tyre per pune. Edi Rama e ka ngordhur nervin e punes dhe te mireqenies per shqiptaret sepse per te eshte me e rendesishme qe populli te kete gjithnje varesi ndaj lemoshes se tij. Kjo eshte ajo qe ne duhet te mposhtim ne 25 Prill. Kjo gjenerate e re nuk mund te jetoje me me marrezine e nje njeriu qe veç paaftesise ka edhe ligesine per te ulur koken popullit te vet. LSI ka zotime te qarta dhe koncize sa i takon politikes sociale dhe asaj te mireqenies shoqerore. Ne 5 muajt e pare te qeverise se re, LSI eshte zotuar se do te nxise punesimin per familjet shqiptare, do te nxis investimin per femijet e familjeve ne ndihme ekonomike per te mos qene te diskrimuar dhe bullizuar si ne qeverine e Edi Rames. Nepermjet programeve per te rinjte, programit kombetar ‘Nga bebja ne bebe’ deri te taksa e se ardhmes, te gjitha keto mekanizma vlejne per nje qellim final; ate te investimit dhe vleresimit te individi dhe te familja.

LSI ka vazhduar fushatën e saj përmes takimeve dhe qëndrimeve shpesheherë të forta me denoncime ndaj partisë në pushtet, ndërsa dukshëm PS po ju sulmon gjithnjë e më ashpër nga dita në ditë. Pse po ndodh kjo sipas jush?

PS ndjen se toka e pushtetit po u shembet para syve, vetem e vetem per shkak te arrogances, vjedhjes, makuterise se lidershipit te tyre. Me vjen keq per nje socialist te vertete dhe te ndershem qe ka besuar fort ne idealet e vlerat e Partise Socialiste por akoma me shume me vjen keq per nje njeri si Edi Rama qe besimin e verber te shqiptareve e shnderroi ne zhgenjimin me te madh historik qe ky popull ka marr prej historise se vet nga politika shqiptare. Partia Socialiste eshte ne hall dhe kete hall duhet ta zgjidh duke e pastruar PS nga banda e Rilindjes dhe sejmeneve te Edi Rames. Nuk e ndihmon dot askush Edi Ramen nga drejtimi qe ka marrë; LSI eshte e qarte, korrekte, dinjitoze per te ecur krah per krahe me vlonjatet dhe shqiptaret.

Marrë shkas edhe nga qëndrimet tuaja të mëparshme, a janë shanset reale që LSI të luftojë në qarkun e Vlorës për më shumë se dy mandate?

LSI do te fitoje 3 mandate ne Qarkun e Vlores. Eshte jo thjesht statistike, por fryme e qytetareve per t’i dhene shans asaj alternative qe ata e shohin çdo dite se si punon ne terren; me politike dhe personalitete te pa diskutueshme.

Nëse koalicioni i opozitës së bashkuar vjen në pushtet pas 25 prillit, cila do jetë kërkesa juaj e parë ndaj qeverisjes së re për Vlorën?

Vloren do ta trajtojme me dinjitetin qe meriton, do i sherbejme me respektin qe meriton, do e shohim me syte e dashurise dhe te patriotizmit. Kerkesa e pare per Vloren do te jete te mos ndryshoje asgje nga Sheshi i Flamurit dhe te mos preket asnje forme e identitetit te trashegimise sone qytetare. Vendet e reja te punes do te jene prioriteti yne kryesor per Vloren per ta marketuar kete mrekulli shqiptare si nje nga kryqendrat e biznesit dhe turizmit ne rajon.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: